Promovohet libri 'Ditari i një gruaje të Kosovës’ i Sevdje Ahmetit

Veprimtarja dhe humanistja Sevdije Ahemti, tashmë e ndjerë, ishte një humaniste e guximshme, e cila dokumentoi dhe faktori krimet e shtetit serbe që po kryheshin në Kosovës në fillim të viteve të 1990 e më pas.

Ajo ishte e para që denoncoi dhe ngritit zënin për të drejtat e grave të dhunuara në Kosovës gjatë dhe kërkoi dënimin e fajtorëve.

Duke vizituar qytet më qytet e fshat më fshat anembanë Kosovës, veprimtarja Ahmeti regjistroi dhe dokumentoi gjitha ato krime që po kryenin nga forcat serbe ndaj popullit shqiptar në Kosovës, sidomos pas gjatë viteve 1998/99.

Falë edhe kontributit të saj dhe bashkëpunëtoreve tjera të Ahmetit, bota mësoi për krimet që shteti serb po kryheshin në Kosovë; për vrasjet masive, vrasjen e fëmijëve e shkatërrimin e fshatrave, çka edhe bindi botën se duhet të lëvizte në mbrojtje të qytetareve të Kosovës.

Këto vlerësime për Sevdije  Ahmetin u shpalosen gjatë promovimit të librit të saj, “Ditari i një gruaje të Kosovës (shkurt 1998 – mars 1999)- Lufta përpara luftës”, që u promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.

Përmes këtij ditari Ahmeti ka regjistruar krimet që shteti Serb, ka kryer gjatë luftës së Kosovës, duke mbajtur shënime për cdo ditë rreth ngjarje që po ndodhnin gjatë më se 13 muajve gjatë luftës së Kosovës.

Gratë përballë terrorit

Duke folur për kontributin e ish veprimtares Ahmeti ish presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se Ahmeti ishte grua e guximshme në mesin a tyre personave që patën guximin dhe kurajën që  të sfidojnë regjimin e Millosheviqit dhe të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve dhe veçanërisht të grave.

‘Kur Millosheviqi fajësonte gratë e Kosovës për shkaka numrit të madhe të lindjeve , Sevdija e kuptoj se gratë u bënë mjet i luftës dhe se gjatë luftës dhuna seksuale ishte mjet i luftës. Sevdija e dinte shumë mirë se kush do të goditej më së shumti nga lufta”, ka thënë ndër të tjerash Jahajaga.

Jahjaga ka thënë më tej se Ahemti ka bërë shumë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, për problemet dhe të drejta e tyre.

E flijuara për popullin

Ndërsa, bashkëpunëtorja e Ahmetit, Naxhije Buçinca ka thënë se  Ahmeti kontribuojë pa u lodhur për ndriçimin e krimeve që kishin përjetuar shqiptarët gjatë luftës së Kosovës sidomos për gratë dhe fëmijë.

“Sevdije Ahmeti ishte një figurë e veçantë. Ajo e deshi shumë atdheun dhe popullin e saj, duke dëshmuar gjithë atë çfarë përjetoi. Por, ajo dashur e vrau atë”, ka thënë Buçinca.

Për veprën dhe kontributin e Ahmeti ka folur edhe shkrimtari francez, Juan Asensio, duke bërë një lidhshmërisë me vepra të njohura botërore nga antikiteti që flasin për luftën  e grave për të drejta ka thënë se edhe Sevdije Ahemti ka bërë një punë të mirë për denoncimin  dhe faktimin e atyre krimeve.

“Sevdija nuk është dorëzuar, po ka dëshmuar për tmerret që kanë ndodhur para syve të saj”, ka thënë krijuesi dhe kritiku francez, Asensio.

Gjatë promovimin kanë folur edhe djali i Sevdije Ahmetit, Urim Ahmeti, i cili foli për veprimtari si nënë dhe familjare, Shukrije Gashi, të cilat veçuar rëndësinë dhe kontributin e  veprimtares Ahmeti. Ndërsa të përcjell me melodi violine, pjesë nga vepra e Sevdijes dhe poezi për Sevdije Ahmeti recituan: Sheqerie Buçaj, Safet Rugova e Shukrije Gashi.

Sevdije Gashi ka vdekur në vitin 2016, Ajo ishte aktiviste shumëvjeçare e çështjeve të grave dhe të drejtave të njeriut. Ajo njihet si njëra ndër aktivistet e para për të drejtat e grave në Kosovë gjatë  vitet e ’90-a e më pas.

Ahmeti dha një kontribut në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe ishte njëra prej themelueseve të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, një organizatë që pos ndihmës për nënat dhe fëmijët.