Prokurorja Drita Hajdari flet për Vasfije Krasniqin, Elez Blakajn, Enver Hasanin…

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” është transmetuar intervista me Prokuroren e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari.

Në këtë intervistë me Jeta Xharrën, prokurorja speciale Hajdari ka folur për vendimin që të rihap hetimet për rastin e dhunimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe gjatë luftës.

Hajdari ka folur edhe për ish-prokurorin special, Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje në gusht të këtij viti për shkak të kërcënimeve dhe presioneve dhe si dështoi Këshilli Prokurorial ta mbrojë atë.

Prokurorja përballë Jeta Xharrës ka folur edhe për aferën “Pronto” .

Gjithashtu, Hajdari ka folur për rastin ndaj ish-rektorit të UP-së, Enver Hasani, në të cilin ky i fundit qe shpallur i pafajshëm.

Emisionin “Jeta në Kosovë” të plotë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

 

www.kallxo.com