Tragjedia e Suharekës: Vëllai vrau vëllanë para gruas ;

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për vrasjen e vëllait në mars të këtij viti në fshatin Studençan të Suharekës.

Motivi i vrasjes dyshohet të jetë një kontest pronësor mes tyre.

Prokuroria ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me inicialet B.G. ai po akuzohet për tri vepra penale.

Sipas prokurorisë, ai po akuzohet për veprat vrasje e rëndë, vrasje në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, më 17 mars, në fshatin Studenqan të Suharekës, i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore me vëllanë e tij,  me dashje kishte vrarë anëtarin e familjes, vëllain I.G.

Sipas prokurorisë i pandehuri  B.G kishte hyrë te dyert e oborrit të shtëpisë dhe me pistoletë-revole kishte shtënë një herë në drejtim të I.G. Pas të shtënës, I.G. i plagosur kishte ikur brenda në shtëpi, ndërsa i akuzuari kishte filluar ta ndjekë atë nga pas.

Ndërkohë, e dëmtuara N.G., pas kishte dëgjuar një zhurmë, e kishte hapur derën e shtëpisë dhe e kishte parë B.G., i cili kishte shtënë në drejtim të saj dhe e kishte plagosur në regjionin e sipërm të abdomenit.

I akuzuari ka vazhduar ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur i ndjeri I.G., dhe kishte shtënë në të katër herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë nga arma zjarrit, të cilat i kishin shkaktuar vdekjen.

I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes Mehdi Sefa me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se vrau vëllain e tij

Kallxo.com ka raportuar për vrasjen e ndëdhur në Studençan të Suharekës ditën e 17 Marsit.

Tragjedia në Suharekë, vëllai ishte fshehur në dhomë para se të qëllohej nga vëllai i tij

 

12 Qershor 2019 - 14:10

Marcel Lekaj 12/06/2019 - 14:10
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend