Prokuroria tregon si e sulmoi djali nënën në Gjakovë për para

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të pandehurin i cili dyshohet se me dashje e ka sulmuar nënën e tij.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 20 mars në Gjakovë, në shtëpinë e tyre.

Djali e ka shtyrë nënën e tij duke e rrëzuar për tokë, për shkak të disa të hollave që ai i kishte kërkuar në shtëpi.

“Rasti ka ndodhur me datë 20.03.2019, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje me nënën e tij rreth disa te hollave të cilat i pandehuri  i kishte kërkuar në shtëpi, i njëjti e sulmon fizikisht atë ,duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë, deri sa kanë ndërhyrë familjarët për ta ndalur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Gjakovës.

Ky rast po cilësohet si vepër penale e sulmit.