Oliver Ivanoviq | Foto: BETA

Prokuroria Speciale zgjeron hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Kur po bëhen gati një vit e gjysmë nga vrasja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq. Prokuroria Speciale e Kosovës e ka zgjeruar rrethin e të dyshuarve në lidhje me këtë vrasje.

Së fundmi, Prokuroria Speciale e Kosovës në listën e të dyshuarve i ka shtuar edhe dy persona të tjerë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi, Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha.

“Kemi zgjeruar hetimet në lidhje me rastin edhe për dy persona, jemi në fazën krejt fillestare ndërsa dyshimet ndërlidhen me veprën e krimit të organizuar”, tha Hoxha pa dhënë më shumë detaje.

Ivanoviq ishte vrarë më 15 janar të vitit të kaluar ndërsa në lidhje me këtë rast fillimisht ishin arrestuar 4 persona ndërsa dy prej tyre tashmë janë liruar në procedurë të rregullt.

Po në lidhje me këtë rast është lëshuar flet arrest lidhur me nënkryetain e Listës Serbe, Milan Radojçiq i cili aktualisht është i paarritshëm për Policinë e Kosovës.