Prokuroria Speciale tregon se kush u bastis nga Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në bazë të kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare, prokuroria e landit gjerman Saarland, bashkë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme kanë kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të  Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

Sipas njoftimit, Prokuroria e landit Saarland ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale – mashtrim.

“Aksioni i njëjtë është duke u zhvilluar në disa shtete të ndryshme të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova”, thekson Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale thotë se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Kosovës në drejtim të veprës penale – shpëlarje parash.

“Gjatë aksionit të sotshëm ka pasur sekuestrime të ndryshme si shënime kompjuterike, programe apo të dhëna të ndryshme që lidhen me rastin në fjalë, si dhe, vetura të llojeve të ndryshme. Po ashtu, ka ngrirje të xhirollogarive bankare të personave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria thekson se deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

Prokuroria Speciale thotë se për detaje të tjera opinioni do të njoftohet pas përfundimit të operacionit gjatë ditëve në vijim.

KALLXO.com raportoi për gjësendet e sekuestruara nga policia e dy vendeve.

Veturë Porsche, orë të shtrenjta e para u sekuestruan në aksionin e Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

www.kallxo.com

18 Qershor 2019 - 23:57

Naser Sertolli 18/06/2019 - 23:57
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend