Arkiv: Sylë Hoxha. Foto: Kallxo.com

Prokuroria Speciale sërish kërkon ndaljen e pensioneve për ‘veteranët mashtrues’

Prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha ka konfirmuar për Kallxo.com se aktakuza e plotësuar në rastin e njohur në publik si “Veteranët” tashmë i është dorëzuar Gjyaktës Themelore të Prishtinës.

“Sapo e kemi dorëzuar aktakuzën e plotësuar sipas kërkesës së gjykatës në lidhje me veteranët”, ka deklaruar prokuroi Hoxha për KALLXO.com.

Ndryshe sot ishte dita e fundit kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës duhej ta dorëzonte në Gjykatë aktakuzën e plotësuar të rastit të njohur për opinionin si “Veteranët”.

Aktakuza ishte kthyer mbrapa me 9 tetor 2018, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës përmirësimin e aktakuzës, duke i lënë kështu 30 ditë kohë në dispozicion për plotësuar dhe ndryshuar.

Prokuroria Speciale pasi nuk kishte arritur ta dorëzoje brenda afatit kohor të përcaktuar në aktvendim, kishte kërkuar nga gjykatësja Nushe Kuka- Mekaj edhe 30 ditë kohë shtesë.

Në bazë të këtij afati shtesë, data 7 dhjetor 2018 është afati i fundit për dorëzimin e aktakuzës së plotësuar.

Me qëllim që të bëhej plotësimi dhe qartësimi i aktakuzës, gjykatësja Nushe Kuka- Mekaj, kishte marrë vendim për ta kthyer mbrapa aktakuzën.

 

Sipas vendimit, Prokuroria duhet të qartësoje se si e kanë kryer veprën penale të akuzuarit: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

 

Gjykata e ka të paqartë edhe numrin e personave të cilët po pretendohet se po përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme, andaj kërkon nga Prokuroria Speciale që ta sqarojë numrin e përfituesve se a janë 20.238 apo 15.115 persona që marrin pensione nga buxheti i Kosovës.

Përpos këtyre, aktakuza përmban edhe kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e pagesës së pensioneve për 20 mijë e 238 veteranë luftëtarë deri në përfundim të procedurës penale dhe sipas gjykatëses së rastit Nushe Kuka-Mekaj do të ishte më mirë që çështja e tillë të trajtohet në ndonjë procedurë tjetër shkaku i zvarritjes deri në pakufi të këtij procesi gjyqësor.

“Duke qenë se është fjala për një numër tejet të madh të personave, që e tejkalon shifrën prej 20.999, është plotësisht e qartë se vendosja lidhur me kërkesën pasurore juridike krahas procedurës penale do ta devalvonte çështjen penale si çështje të dorës së dytë dhe do ta zvarriste procedurën deri në pakufi, prandaj konsideroj që çështja e tillë të trajtohet në ndonjë procedurë tjetër me iniciativë të Prokurorit“, thuhet në vendimin e Gjykatës, raporton KALLXO.COM.

Afati për dorëzimin e aktakuzës në rastin ‘Veteranët’ skadon nesër

.

07 Dhjetor 2018 - 16:18

Labinot Leposhtica 07/12/2018 - 16:18
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend