Prokuroria Speciale reagon pas deklaratave të Aleksandër Vuçiqit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas deklaratave të Aleksandër Vuçiqit i cili kishte akuzuar Rada Trajkoviqin se dëshmia e saj i ka lënë dy serbë në paraburgim

Poashtu reagimi erdhi edhe pasi i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka publikuar një dokument kinse është origjinal ku tregon se çfarë ka thënë në hetime Rada Trajkoviq.

“Prokuroria Speciale sqaron se Rada Trajkoviq, është intervistuar si dëshmitare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por që dëshmia e saj nuk ka qenë vendimtare për arrestimin dhe paraburgosjen e dy të pandehurve serb siç i kanë thënë politikanët e Serbisë”, thuhet në reagim.

Prokuroria Speciale njofton se është e përkushtuar për zbardhjen në tërësi të rastit të vrasjes së Ooliver Ivanoviqit, si dhe, në asnjë mënyrë nuk ndikohet nga politikanët në serbi apo kudo tjetër që flasin në emër të rastit Ivanoviq.

Poashtu Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës apelon të gjithë politikanët të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të ndikojnë në rrjedhën normale të procedurës, apo edhe në rrezikimin e dëshmitarëve.