Prokuroria: Shaban Gogaj kishte qëlluar Agonis Tetajn me plumb në kokë

KALLXO.com raportoi se është ngritur aktakuzë ndaj Shaban Gogajt për vrasjen e Agonis Tetajt dhe për posedim të armës pa leje.

Aktakuzë është ngritur edhe për një person tjetër për mbajtje të armës pa leje.

KALLXO. com ka siguruar edhe aktakuzën në të cilët janë përshkruar veprimet e të pandehurit Shaban Gogaj në ditën kritike të vrasjes së Agonis Tetajt.

Në aktakuzë thuhet se më 23 shtator të vitit të kaluar rreth orës 11 e 4 minuta në Deçan më saktësisht në Kompaninë “Gogaj AG” e cila gjendet në rrugën “Luan Haradinaj”  Shaban Gogaj merr një telefonatë nga një person tjetër e cila në aktakuzë është cilësuar si dëshmitare, nga e cila bisedë më pas shihet se është acaruar.

Tutje aktakuza sqaron se i ndjeri Agonis Tetaj ishte larguar menjëherë në drejtim të stogjeve përballç tij për gati 5 metra ndërsa bashkë me të largohen edhe dy dëshmitarët e rastit A. H dhe F. Z, me të përfunduar bisedën Shaban Gogaj tani i akuzuar për vrasjen e Tetajt, nga karrika e anës së majtë të banakut kalon në karrigen tjetër e cila gjendej në mes të banakut dhe nga sirtari nxjerr revolen e tij të tipit Beretta, e vendos karikatorin dhe e merr në shenjë të ndjerin Agonis Tetajn në kokë.

Gjithmonë sipas aktakuzës së prokurorisë, Agonis Tetaj po qëndronte në mes të dy dëshmitarëve A. H dhe F. Z.

Në aktakuzën e ngritur thuhet se deri te vdekja erdhi pas plagës në kokë më saktësisht në mollëzën e djathtë të fytyrës ku plumbi më pas kishte depërtuar nëpër mollëz të fytyrës e deri në qafë ku edhe është krijuar vrima dalëse, e më pas i ndjeri Agonis Tetaj kishte pësuar gjakderdhje të jashtme dhe nga kjo ai kishe vdekur.

Prokuroria Themelore e Pejës ka konsideruar se Shaban Gogaj ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe të posedimit të armës pa leje.

https://kallxo.com/decan-prokuroria-ngrite-aktakuze-per-vrasjen-e-agonis-tetajt-mister-motivi/

https://kallxo.com/i-dyshuari-per-vrasjen-e-agonis-tetaj-kerkon-lirimin-nga-burgu/

https://kallxo.com/telefonata-qe-i-priu-vrasjes-se-agosin-tetajt/