Prokuroria në Pejë konfiskoi 10 tonë mish të prishur brenda vitit

Prokuroria Themelore në Pejë ka reaguar pas konfiskimit dhe asgjësimit të mbi 1000 kilogramëve mish të prishur i cili u kap te një person gjatë të enjtes.

I kontaktuar nga KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se ky nuk është rasti i parë kur janë asgjësuar sasi kaq e madhe e mishit.

“Ky nuk është rasti i parë që Prokuroria asgjëson sasi të madhe të mishit të prishur. Përveç këtij rasti ku u zunë rreth 1000 kilogramë mish i dëmshëm, vitin e kaluar janë kapur rreth 10,000 kilogramë mish, ku 5,000 prej tyre janë asgjësuar pasi që kanë qenë të dëmshme ndërsa 5000 kilogram të tjerë janë shitur përmes procedurës së sekuestrimit”, tha Nikçi.

https://kallxo.com/peje-kapet-mish-i-prishur-arrestohen-tre-persona/

Ai ftoi të gjithë qytetaret e Pejës që të raportojnë nëse hasin në raste të tilla.

“Prokuroria Themelore e Pejës Inkurajon të gjithë qytetaret të cilët hasin në rastet e tilla, në produkte të dëmshme ushqimore që pa hezitim ti raportojnë ato qoftë në polici apo drejtpërdrejtë në Prokurorinë Themelore të Pejës”, shtoj Nikçi.

KALLXO.com dje raportoi se në Pejë janë gjetur mbi 1000 kilogramë mish i prishur i cili kishte për qëllim të furnizonte tregun e Pejës.

https://kallxo.com/pamje-shokuese-nga-kasaphana-e-lopeve-te-ngordhura-ne-peje/

Konfiskimi i 1082 kilogramëve mish të prishur në Pejë ishte lajmi kryesor i dy ditëve të fundit

Tre persona përfunduan në pranga pasi dyshoheshin se kishin tentuar të vënin në shitje për konsum mishin e prishur.

Njëri nga ta, me vendim të Gjykatës Themelore të Pejës do të qëndrojë në paraburgim deri me datën 16 shkurt 2019.

Fjala është për Sali Shkuliqin, personin i cili për 400 euro e bleu lopën e cila vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe, sipas pretendimeve të Prokurorisë, e preu me qëllim që ta shiste për konsum.

Shkuliqi i mohoi pretendimet e prokurorisë duke thënë se mishin e kishte ruajtur në lokal për t’ia dhënë qenit.

“Pasha zoten nuk e kam qit në shitje atë mish, mishin kam pas me ja qitë qenit”, tha i dyshuari.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Sali Shkuliqi paraqitet para gjykatës për vënie në qarkullim të produkteve të dëmshme të mishit.

https://kallxo.com/skandali-me-mishin-e-prishur-komuna-e-pejes-pa-inspektor-te-veterinarise-per-inspektime/

Atë e kishte dënuar Gjykata në Pejë me tre muaj burgim mirëpo burgu nuk do të mbahej me kusht që i njëjti nuk do të kryente ndonjë vepër tjetër penale brenda një viti.

Siç duket dënimi ndaj tij nuk pati efekt pasi të mërkurën në lokalin e tij, policia i konfiskoi dhe i asgjësoi mbi 1000 kilogram mish të prishur i cili dyshohet se ishte i destinuar për shitje.

Sipas Prokurorisë, një pjesë e atij mishi ishte transportuar me “Golf 2”, pasi ishte prerë në vendin ku u ble lopa e sëmurë.

https://kallxo.com/dosja-e-prokurorise-mishi-i-prishur-u-transportua-me-golf-2/

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com, ekskluzivisht publikoi fotografitë të cilat ishin bërë gjatë kontrollit të lokalit në fjalë.

Fotografitë tregojnë depon ku përpunohej mishi dhe gjendjen në të cilën ndodheshin frigoriferët.

KALLXO.com, ka raportuar gjatë gjithë kohës në lidhje me ketë rast.

https://kallxo.com/i-dyshuari-per-mishin-e-prishur-mishin-kam-pas-me-ja-qit-qenit/