Prokuroria në Gjakovë ngrit katër aktakuza për dhunë në familje

Katër aktakuza janë ngritur nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për dhunën në familje.

Me anë të një njoftimit, prokuroria ka njoftuar se gjatë muajit nëntor janë ngritur katër aktakuza nga pesë raste sa janë pranuar për dhunën në familje.

Dhuna në familje cilësohet si vepër penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar masa e paraburgimit ndaj të gjithë të pandehurve, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar edhe procedura hetimore.

Për një rast tjetër prokuroria ka dhënë propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, për rastet e dhunës në familje.