Ilustrim, Foto nga KALLXO.com

Prokuroria në Ferizaj ngriti 167 aktakuza për një muaj

167 aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj brenda një muaji.

Sipas njoftimit, aktakuzat të cilat janë ngritur gjatë muajit mars kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale.

Përmes një komunikate prokuroria ka njoftuar se në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur 18 aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 137, ndërsa në  Departamentin për të Mitur të kësaj prokurorie gjatë muajit mars janë shqiptuar dymbëdhjetë 12 masa edukative.