Hysri Peqani - Burdushi - 10.01.2019

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për ‘Burdushin’

Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur për publikun si “Burdushi”, që nga nëntori i vitit 2018 gjendet nën masën e paraburgimit.

KALLXO.com raporton se i njëjti po dyshohet për kryerjen e 4 veprave penale: armëmbajtje pa leje, ushtrim i paligjshëm i veprimtarisë, shmangie nga tatimi dhe për veprën penale të mashtrimit.

https://kallxo.com/burdushi-dyshohet-edhe-per-fajde-dhe-ushtrim-te-paligjshem-te-veprimtarise/

Fatos Ajvazi, prokurori i cili ka filluar hetimet dhe po udhëheq hetimin e prokurorisë, ditën e djeshme ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit, raporton KALLXO.com.

Sot pritet që gjykata të vendos për kërkesën e prokurorisë për vazhdim të paraburgimit, pasi që i njëjti po qëndron në paraburgim që nga data 16 nëntor 2018.

Gjithçka kishte filluar nën 16 nëntor  të vitit 2018, kur Burdushit i është bastisur shtëpia, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të lartcekura.

https://kallxo.com/bastiset-shtepia-e-hysri-pecanit-burdushit-foto/

Burdushit i është sekuestruar edhe pasuria në vlerë në vlerë 2 milion e 600 mijë Euro, deri në përfundim të gjykimit.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Luan Berisha, i cili po e udhëheq procedurën paraprake, derisa të ngritet aktakuza nga ana e prokurorisë Themelore Prizren.

KALLXO.com kishte raportuar në tetor të vitit 2018 se Prokuroria Themelore Prizren kishte ngritur aktakuzë në vitin 2015 ndaj Burdushit, për mashtrimin e një qytetari.

https://kallxo.com/burdushi-akuzohet-per-mashtrimin-e-nje-pacienti/

I njëjti pak ditë pasi që është bastisur nga Policia e Kosovës, është dënuar për veprën penale të mashtrimit nga aktakuza e vitit 2015, pasi që gjykata e  gjeti fajtor për veprat penale të mashtrimit dhe e dënoi me 1 vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

https://kallxo.com/burdushi-denohet-me-burg/

Të njëjti si dënim plotësues gjykata ia kishte ndaluar edhe ushtrimin e profesionit dhe veprimtarisë në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

https://kallxo.com/gjykata-ia-ndalon-profesionin-burdushit/