Prapa grilave - Ilustrim

Prokuroria kërkon paraburgimin e ferizajasit të dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës

Prokuroria e Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.04. 2019, në Ferizaj, i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarat- bashkëshorten e tij K.B., dhe vajzën e tij K.B.

“Me këto veprime A. B. Dyshohet se ka kryer veprën penale dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., edhe në Stacionin Policor në Ferizaj, deri sa ishte duke u intervistuar nga policët hetues dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, ka kanosur me fjalë të dëmtuarat me këtë rasti ai dyshohet se ka kryer veprën penale të Kanosjes”, njofton Prokuroria.

Prokuroria e Ferizajt njofton se i njëjti gjendet në ndalim që nga data 27.04.2019.