Prokuroria kërkon paraburgim për përmbaruesen, ish-pronarin dhe menaxherin e një kompanie

Policia ka njoftuar se arrestuar tre persona, një përmbaruese Rr. M, një ish- pronar të një kompanie M. A dhe një menaxher të një kompanie A. M.

Në lidhje me këtë rast prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të tre të dyshuarit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Po për të njëjtit menjëherë është kërkuar masa e paraburgimit”, tha ai.

https://kallxo.com/tre-te-arrestuar-dy-biznesmene-dhe-nje-permbaruese-private/

Në anën tjetër arrestimi i të dyshuarve sipas kryeprokurorit është bërë pas disa masave të fshehta të cilat janë përdorur në rast që një kohë të gjatë.

Policia ka njoftuar sot se , e dyshuara, Rr. M. ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë, i dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga Dogana e Kosovës kompensim për ,,ruajtjen’’ e derivateve të naftës dhe i dyshuari A. M. me qëllim që t’i ndihmojë të dyshuarit M. A. ka lidhur marrëveshje me përmbajtje të pavërtetë (fiktive) për ”ruajtjen’’ e derivateve në rezervarët e kompanisë së tij.

Sipas policisë ish- pronari i një kompanie M. A. në emër të “ruajtjes’’ së derivateve nga viti 2001 për Doganat e Kosovës, ka ushtruar padi në gjykatë, përmes se cilës ka kërkuar kompensim nga dogana në vlerë prej 14,131,529.97 euro në emër të ruajtjes së derivateve.