Shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva. Foto: MIA

Prokuroria Kërkon Arrestimin e ish-Kryeministrit Gruevski

Prokuroria Speciale, SJO, njoftoi të enjten akuza në 17 raste, duke kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministrit të Transportit, Mile Janakieski, ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozinovski dhe ish-shefit të kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer.

Të gjithë ata u paditën të enjten nën akuzën se kanë udhëhequr dhe marrë pjesë në një mashtrim zgjedhor.

SJO gjithashtu kërkoi paraburgim për kushëririn e Gruevskit dhe ish-shefin e policisë sekrete, Sasha Mijalkov në lidhje me rastet e koduara me emrin “Target” dhe “Tvrdina” (Kalaja), ish-ministren e Kulturës, Elizabeta Kanceska Milevska në lidhje me rastin e koduar “Tender” dhe ish-zëvendës kryeministrit Vladimir Peshevski, i akuzuar në rastin “Trajektorja”.

Përveç kësaj, SJO kërkoi paraburgim për kryetarin e Komunës së Gazi Babës në Shkup, Toni Trajkovski dhe për redaktorin e Sitel TV, Dragan Pavloviq, i cili akuzohet për evazion fiskal.

SJO ngriti padi për 17 raste dy ditë para 1 korrikut, datës së skadimit të afatit për ngritjen e akuzave.

Numri i përgjithshëm i të sapoakuzuarve sot është 94, ndërsa akuza janë ngritur edhe kundër shtatë personave juridikë.

Shefja i SJO, Katica Janeva tha në një konferencë për shtyp në Shkup se pavarësisht skadimit të afatit për ngritjen e akuzave, puna e tij në hetimin e rasteve të vazhdueshme dhe të reja do të vazhdojë gjatë tre viteve të ardhshme, siç parashikon Ligji për Prokurorinë Speciale.

Formuar në vjeshtën e vitit 2015 si pjesë e një marrëveshjeje krizash të sponsorizuar nga BE, SJO deri tani ka ngritur akuza në 20 raste, por po punon edhe në më shumë se 120 hetime dhe procedura paraprake.

Shumica e tyre kanë të bëjnë me zyrtarët e ish partisë qeverisëse VMRO DPMNE, e cila mori pushtetin në 2006 dhe muajin e kaluar shkoi në opozitë.

SJO ka arritur që gjatë një viti e gjysmë të dëgjojë rreth 45 për qind të bisedave të përgjuara që i ka dorëzuar LSDM, partia tani në pushtet dhe vetëm një pjesë e tyre janë analizuar tërësisht për akuza të mundshme kriminale.

Janeva edhe njëherë shprehu shpresë se politikanët e vendit do të gjejnë forcë për të hequr afatin që fillon për dy ditë.

Por parlamenti nuk ka gjasa ta bëjë këtë në të ardhmen e afërt përballë kundërshtimit të fortë të VMRO DPMNE.

VMRO DPMNE kontrollon 51 nga 120 vendet në Parlament, që do të thotë se pa votat e saj është e pamundur të mblidhet një shumicë prej dy të tretash e nevojshme për të zgjatur afatin.

Gruevski reagoi me zemërim ndaj aktakuzave.

“Kjo është një ndërtim klasik politik dhe anti-maqedonas” që synon marrjen e rreth 100 njerëzve nga lidershipi i lartë i VMRO DPMNE-së, tha ai në një konferencë shtypi.

“Përgjegjësia historike e atyre që tani po udhëheqin në një valë euforie dhe mendojnë se kjo kënaqësi e vogël do të zgjasë përgjithmonë së shpejti do të provohet”, shtoi Gruevski, duke thënë se partia e tij do të ndalojë të jetë opozitë bashkëpunuese.