Prokuroria jep detaje të tjera për aksidentin në Gjilan

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 13:20 në qendër të Gjilanit.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari M. A nga Peja është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka shkaktuar aksidentin në të cilin janë përfshirë mbi 10 vetura.

“Përpos dëmeve të mëdha materiale, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, si dhe dy nga të lënduarit janë transferuar në QKUK, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

KALLXO.com po raporton vazhdimisht për aksidentin.

https://kallxo.com/dy-te-ndaluar-per-aksidentin-ne-gjilan/

https://kallxo.com/komuna-e-gjilanit-kamionit-nuk-i-funksiononin-frenat/

https://kallxo.com/foto-te-reja-nga-aksidenti-ne-gjilan-foto/