Ilustrim

Prokuroria jep detaje për rrahjen në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person

Prokuroria e Prishtinës, njofton opinion se, sot, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G. R.,  si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

“Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati. Poashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.

https://kallxo.com/rrahje-ne-prishtine-vdes-nje-person/

.