Prokuroria jep detaje për incidentin në Studençan ku vëllai vrau vëllanë

Një person i gjinisë mashkullore është vrarë dhe një grua është plagosur në një incident mes vëllezërish sot në Studençan të Suharekës.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, incidenti duket se ndërlidhet me mosmarrëveshje për pronën.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka thënë për KALLXO.com se në këtë rast vëllai ka vrarë vëllanë.

“Rasti ka ndodhur në Studençan. Dyshohet se vëllai e ka vrarë vëllain për çështje pronësore. Personi i dyshuar është arrestuar. Edhe një grua ka mbetur e plagosur”, ka shtuar Shala.

Vrasja në Studençan është e dyta që ka ndodhur sot në territorin e komunës së Suharekës.

Paradite, një i ri ka mbetur i vrarë në një kazino në rrugën e Reshtanit.

Sipas kryeprokurorit Shala, i riu është vrarë në vendin e punës.

https://kallxo.com/prokuroria-i-riu-ne-suhareke-u-vra-ne-vendin-e-punes/

Ai tha se ende nuk e kanë asnjë të dyshuar për këtë rast.

KALLXO.com merr vesh se viktima është nga J.A. nga Mushtishti.