Prokuroria flet për hetimet rreth vrasjes me eksploziv në Smolicë

Mëngjesin e djeshëm një burrë 61 vjeçar inicialet e të cilit janë H. A. ka vdekur si pasojë e një shpërthimit të një eksplozivi të vendosur në derën e shtëpisë së tij.

Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës.

Policia dhe Prokuroria e Gjakovës ende nuk ka identifikuar apo arrestuar asnjë person në lidhje me rastin.

Sipas Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, nuk ka pasur raste të tilla të vrasjeve me teledirigjim.

Selimaj tha për KALLXO.com se duke mos pasur raste të tilla në zonën e përgjegjësisë, kjo komplikon hetimin duke marrë parasysh rrethanat e rastit.

“Ende nuk kemi të dyshuar, as të arrestuar. Policia është duke hetuar rastin, por kësi lloj vrasjesh me teledirigjim nuk kemi pasur në zonën tonë të përgjegjësisë çka e komplikon edhe më shumë hetimin duke marrë parasysh rrethanat e rastit. Kjo nuk do të thotë se ne do t’i dorëzohemi krimit, do të bëjmë përpjekje të pareshtura deri te zbardhja e kryerësi dhe motivit”, tha Selimaj për KALLXO.com.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar në lidhje me vrasjen e mëngjesit të djeshëm.

I gjithë rasti kishte filluar në orën 8 të mëngjesit, ku policia kishte marrë informacion për një shpërthim në Smolicë të Gjakovës.

Me të marrë informacionin policia kishte dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë marrë informatë se nga shpërthimi ka humbur jetën një person.

Prokuroria dhe Policia, rastin e kanë cilësuar si vrasje.

https://kallxo.com/nje-i-vrare-nga-shperthimi-ne-gjakove/

https://kallxo.com/prokuroria-e-gjakoves-viktima-u-vra-nga-eksplozivi-i-vendosur-ne-dere-te-shtepise/