ARKIV: Nga një konfereKQZ, Policia e Prokuroria të gatshme për zgjedhjet e së dielës - Foto: KALLXO.com

Prokuroria e Policia të Gatshme për Ditën e Zgjedhjeve

86 prokurorë do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve lokale, më 22 tetor, dhe në balotazhe.

Kështu tha zëvendëskryeprokurorja e shtetit Sevdije Morina në takimin e përbashkët të mbajtur në KQZ me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha.

“Misioni i Prokurorit të Shtetit ka caktuar 7 koordinatorë për secilin rajon që janë kryeprokurorë të prokurorive themelore nga të gjitha rajonet e Kosovës”, tha Morina.

Ndërsa Naim Rexha nga Policia e Kosovës tha se Policia ka plan të sigurisë për ditën e zgjedhjeve.

Rexha shtoi se fushata për zgjedhjet e së dielës mund të cilësohet si e qetë.
Numri total i incidenteve të regjistruara, në bazë të cilave Policia e Kosovës ka marrë veprimet e nevojshme, është 17 në tërë vendin.

Ndërsa Valdete Daka tha se institucioni të cilin e drejton i ka kryer të gjitha detyrat e veta.