Ramiz Kelmendi. Foto: Facebook

Prokuroria e Apelit: Të Hedhet Poshtë Aktakuza Ndaj Ramiz Kelmendit për Vjedhje të Rrymës

Prokuroria e Apelit ka kërkuar hedhjen e aktakuzës ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish- Zëvendës Kryeministri Ramiz Kelmendi, i cili po përballet me drejtësinë për vjedhje të rrymës lidhur me kompaninë “Elkos”.

KALLXO.com ka siguruar propozimin e Prokurorisë së Apelit, përmes së cilës kanë kërkuar që të aprovohet ankesa e të akuzuarit Kelmendi ku është kërkuar hedhja e aktakuzës.

Rrjedhimisht, Prokuroria e Apelit po kërkon që të pushohet procedura penale ndaj tij, me arsyetimin se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

“Nga shkresat e lëndës rezulton se i akuzuari Ramiz Kelmendi, akuzohet për veprën penale të vjedhjes së rëndë, e cila vepër penale është kryer prej datës së pavërtetuar e gjerë më datën 30.06.2011”, thuhet në këtë aktvendim, duke shtuar se Gjykata e shkallës së parë është dashur që rikualifikim e veprës penale sipas detytës zyrtare nga vepra penale vjedhje e rëndë në atë të vjedhjes së shërbimeve komunale.

Në janar të këtij viti, Ramiz Kelmendi për KALLXO.com kishte kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj prokurorisë me pretendimin se në kohën për të cilën flitet në aktakuzë ai nuk ka pasur përgjegjësi ndaj kompanisë.

http://kallxo.com/ramiz-kelmendi-komenton-aktakuzen-per-vjedhje-te-rrymes/

Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj Kelmendit me pretendimin se i njëjti i ka shkaktuar dëm KEK- ut në shumë prej 22 mijë euro duke i vjedhur rrymën.

http://kallxo.com/prokuroria-ramiz-kelmendi-shkaktoi-22-mije-euro-dem-kek-ut/