Prokuroria do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 27 vjeçarit në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se do të kërkojë masën e caktimit të paraburgimit për 26 vjeçarin B.Sh, i dyshuar për vrasjen e cila ndodhi gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Më herët KALLXO.com raportoi se një person, që dyshohet të jetë i afërm i gruas së viktimës së djeshme, është duke u intervistuar nga Policia si i dyshuar kryesor për vrasjen.

https://kallxo.com/intervistohet-ne-polici-i-dyshuari-per-vrasjen-e-27-vjecarit-ne-prishtine/

Ai ishte vetëdorëzuar në Polici.

https://kallxo.com/i-dyshuari-per-vrasjen-e-27-vjecarit-ne-prishtine-eshte-vetedorezuar-ne-polici/

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, tha për KALLXO.com se prokuroria do të kërkojë paraburgim për këtë të dyshuar..

“Po gjithsesi, rasti po vazhdon te hetohet jemi duke u marrë me rastin intensivisht dhe kërkesa do të bëhet”, tha Beka për KALLXO.com

Në anën tjetër policia gjatë ditës së sotme ka lajmëruar se i dyshuari është vetëdorëzuar në polici 20 orë pasi që dyshohet se ka kryer aktin.

I dyshuari kur është vetëdorëzuar në polici ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Gjithashtu policia ka konfiskuar veturën e dyshuar në rast ndërsa i njëjti është dërguar për 48 orë në mbajtje.