FOTO: KALLXO.com

Prokuroria: Avokati Gazmend Halilaj nuk është arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka demantuar avokatin Gazmend Halilaj i cili sot gjatë ditës ka njoftuar se është arrestuar.

Në një komunikatë për media, prokuroria ka thënë se ky avokat ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe nuk është arrestuar.

Ata madje kanë kritikuar mediat që kanë publikuar këtë lajm pa konfirmimin e sistemit prokurorial.

Megjithatë, askush nga sistemi prokurorial sot gjatë ditës nuk ka dhënë asnjë informacion për rastin megjithë insistimin e KALLXO.com.

Sipas kësaj komunikate, intervistimi i Halilajt është bërë në vazhdën e hetimeve të rastit të dyshimeve për abuzim seksual të një vajze të mitur në Drenas nga një mësues dhe një polic.

“Kërkojmë nga të gjitha mediat mirëkuptim, që të mos publikojnë shkrime të pakonfirmuara nga Sistemi prokurorial e posaçërisht kur ka të bëjë me punën e prokurorëve,  me të  cilat e pengojnë dhe mund të dëmtojnë  rrjedhën normale të hetimeve”, thuhet në komunikatë.

https://kallxo.com/arrestohet-avokati-gazmend-halilaj/

 

https://kallxo.com/lirohet-avokati-gazmend-halilaj/