Arkiv

Prokurori: Viktima në Pejë u Vra me Plumba

Haxhi Sinanaj, prokurori i rastit të vrasjes në Pejë, tha për KALLXO.com se viktima M.Z. është qëlluar me plumba dhe dyshohet se është therur edhe me thikë.

Prokurori theksoi se po punohet në drejtim të identifikimit të personave të involvuar në këtë vrasje që ka ndodhur pak çaste më parë dhe se për këtë janë duke u nxjerrë pamjet nga kamerat e sigurisë.

“Janë disa pista të hetimeve por për çdo gjë do ju njoftojmë me kohë”, tha prokurori Sinanaj dhe shtoi se janë duke e pritur Mjekësinë Ligjore për ta tërhequr viktimën nga vendi i vrasjes.

Sipas tij, viktima është rreth 45-vjeçar dhe është person i njohur për Prokurorinë.

Rreth orës 18:00 në vendin e ngjarjes ka arritur Mjekësia Ligjore.

http://kallxo.com/nje-person-vrare-ne-peje/