Elez Blakaj. Foto: Kallxo.com

Prokurori që po i hetonte listat e veteranëve të UÇK-së jep dorëheqje

Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe prokurori Sylë Hoxha.

“Prokurori Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje dhe se nga data 13.08.2018 nuk është prokuror në PSRK dhe në sistemin prokurorial të Kosovës”, tha prokurori Syla për KALLXO.com.

Megjithatë, Syla nuk foli për arsyet e dorëheqjes së prokurorit.

“Nuk ka dhënë ndonjë arsye se përse ka dhënë dorqëheqje përveç se për bashkëpunimin e gjertanishëm ka falënderuar të gjithë kolegët, bashkëpunëtorët – stafin mbështetës. Kështu që ne nuk kemi njohuri të tjera përveç njoftimit që prokurori Elez e ka bërë”, deklaroi prokurori Syla.

Blakaj ishte duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm.