Prokurori Premton Tërheqjen Pas ‘Drekës së Gabuar’

Prokurori Visar Musa i cili është apostrofuar si personi që u fotografua duke drekuar me të akuzuarin vetëm 24 orë pas seancës gjyqësore, ka premtuar se tani e tutje nuk do ta përfaqësojë lëndën ndaj Raif Ramës.

“Sa i përket kësaj lënde, në momentin që pala pretendon unë në asnjë rrethanë më këtë lëndë nuk e përfaqësoj”, ka deklaruar Musa për Drejtësia në Ksoovë.

Në edicionin e së premtes, Drejtësia në Kosovë raportoi se prokurori Musa është fotografuar tek drekonte me të akuzuarin Raif Ramaj. Takimi besohet të ketë ndodhur vetëm 24 orë pasi prokurori përfaqësoj një lëndë penale ndaj Ramajt ndërsa nuk dihen detajet se çfarë është diskutuar në takimin misterioz.

Hulumtimi faktoi se pjesë e takimit ishte edhe përgjegjësi i gjykatës së Shtërpcës, gjykatësi Adem Shabani. Kodi i Etikës ndalon takimet me palët e akuzuara dhe prokurori e pranon këtë.

Sipas asaj që raporton Drejtësia në Kosovë, palët e dëmtuara të cilët janë përfaqësuar nga prokurori Musaj në këtë rast kanë shprehur dyshimet e tyre për afera të mundshme gjatë drekës misterioze.

Muaj më parë Drejtësia në Kosovë raportoj për takimet e prokurorit tjetër Bajram Hamitaga me familjen Paçarizi nga Prizreni. Pas këtij publikimi, Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj Bajram Hamitagës.

Emisionin e plotë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: