Prokurori i Shtetit dhe Policia 'me zemër e shpirt të thyer' shprehën ngushëllime për 9 vjeçarin e vrarë

Prokurori i shtetit dhe policia e Kosovës, përmes një komunikate për media kanë shprehur ngushëllime familjes së djaloshit nëntë vjeçar të vrarë në Fushë Kosovë disa ditë më parë.

Në këtë komunikatë këto dy institucione janë zotuar për ndërmarrjen e hapave sa më të shpejtë për ta zbardhur rastin në fjalë.

“Vrasësi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Policia e Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, po punojnë së bashku në rishikimin e plotë të procedurave, veprimeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie të hatashme. Do të punojmë me zell për të trajtuar mangësitë e identifikuara dhe për të zhvilluar protokolle më të mira, të cilat do të mbrojnë më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të cenueshëm në shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatë.

Më 11 korrik, KALLXO.com ka raportuar se një i mitur ishte gjetur i shtrirë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Vdekjen e 11 vjeçarit e kishte konfirmuar në vendin e ngjarjes edhe ekipi mjekësor.

Vdekja sipas policisë në fillim u cilësua si vdekje e dyshimtë.

Vetëm pak ditë më pas Policia njoftoi se kishte arrestuar një të dyshuar në lidhje me këtë rast.

S.O ishte i cili dyshohej se kishte dhunuar seksualisht të miturin po dyshohej edhe për vrasje të rëndë të po të njëjtit.

Dje , Gjykata Themelore e Prishtinës i caktoi masën e paraburgimit të dyshuarit S.O