Notre-Dame - Foto: RTK

Prokurori i Parisit tregon çka e shkaktoi zjarrin në Notre Dame

Zjarri në katedralen e Notre Dame ka të ngjarë të ketë qenë rezultat i një aksidenti dhe nuk kishte asnjë shenjë se ishte shkaktuar me qëllim, raporton Reuters.

Këtë e ka thënë prokurori i Parisit, Remy Heitz para gazetarëve.

“Ne po favorizojmë teorinë e një aksidenti”, u tha Heitz gazetarëve, duke shtuar se pesëdhjetë njerëz ishin duke punuar në një hetim “të gjatë” dhe “kompleks” për të gjetur shkakun që e shkaktoi zjarrin e së hënës në katedrale.

Sipas BBC-së zjarri në katedralen mbi 850 vjeçare të vjetër kishte shpërthyer dje rreth orës 18:50.

https://kallxo.com/perfshihet-nga-zjarri-katedralja-notre-dame-ne-paris/

https://kallxo.com/pamje-te-katedrales-notre-dame-pas-zjarrit-foto/

.