Foto: Ilustrim

Prokurimi Milionësh dhe Barra Shtesë e AQP-së

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) në vitin që shkoi ka realizuar mbi 40 milionë euro kontrata apo prokurime të centralizuara.

Këto të dhëna dolën nga konferenca e Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), në të cilën morën pjesë edhe krerët e institucioneve të tjera kryesore të prokurimit.

Kreu i AQP-së, Mursel Rraci tha se ky institucion ka realizuar 12 projekte dhe ka kursyer mbi 6 milionë euro.

“Në vitin 2016, sipas kërkesave të autoriteteve kontraktuese, dhe në bazë të planifikimeve përfundimtare që i kanë realizuar, që i kanë dorëzuar Agjencisë Qendrore të Prokurimit, ne kemi arritur me sukses t’i përfundojmë 12 projekte qendrore sipas vlerës së parashikuar mbi 50 milionë ndërsa vlera e kontratave të realizuara për vitin 2016 kap shumën prej 40 milionë e më tepër, çka do të thotë se kemi një kursim prej 6 milionë e 110 mijë eurove”, njoftoi kreu i AQP-së.

I pari i këtij institucioni tregoi edhe për punët e tjera shtesë (prokurimet e veçanta) që i janë dhënë AQP-së me ndryshim-plotësimin e Ligjit për Prokurim Publik.

“Vitin e kaluar Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik përveç kompetencave të veta që kishte i janë shtuar disa kompetenca në bazë të nenit 21 A që ka qenë e obliguar të zhvillojë prokurimet edhe në emër të institucioneve të pavarura të cilat aktivitete mjaft shumë e kanë rënduar punën e zyrtarëve të prokurimit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit”, tha ai.

Sipas kryetarit Rraci, nga mbi 500 mijë euro vlera të parashikuara kemi arritur t’i kemi në kursim rreth 200 mijë euro apo 45.05 për qind.

Numri i vogël i zyrtarëve të prokurimit përkundër punëve shtesë me prokurimet e veçanta, vonesat që shkaktohen para fillimit të kryerjes së procedurave të prokurimit për agjencitë e pavarura si rezultat i dështimit për të përcaktuar përgjegjësitë e sakta të agjencive të pavarura dhe AQP-së, hartimi i dobët i specifikimeve teknike nga autoritetet kontraktuese të dorëzuar në AQP për të udhëhequr aktivitetet e prokurimit dhe shpenzimi i kohës në rihartimin e tyre nga ana e AQP-së, propozimet nga autoritete kontraktuese për emërimin e anëtarëve që të marrin pjesë në komisionet e vlerësimit të ofertave, janë sfidat me të cilat po ballafaqohet AQP.

Me ndryshim-plotësimin e Ligjit për Prokurim Publik të gjitha agjencitë e pavarura që i raportojnë Kuvendit dhe kanë më pak se 50 të punësuar, nuk i kryejnë vetë prokurimet. AQP i kryen procedurat e prokurimit për 16 agjenci të tilla të pavarura.

http://kallxo.com/agjencite-e-pavarura-nuk-bejne-vete-prokurimet/

Për vitin 2017, 21 janari ka qenë afati i fundit për agjencitë e pavarura që të dorëzojnë planin e prokurimeve në AQP.

http://kallxo.com/kalon-afati-dorezimit-te-planifikimit-te-prokurimeve/

Në anën tjetër ky institucion ka qenë cak i dyshimeve dhe arrestimit për tenderin 3.3 milionësh të pastrimit. Kreu i këtij institucioni Mursel Rraci ishte arrestuar pasi nuk kishte zbatuar vendimin e OShP-së.

Veprime të Dyshimta në Tenderin 3.3-Milionësh për Pastrim

Gjithashtu, edhe sipas raportit të studimit të Lëvizjes FOL, publikuar në nëntorin e vitit të kaluar, thuhet se OShP-së, AQP-së dhe Auditorit të Përgjithshëm u është bërë presion nga ana e MInistrisë së Financave.

http://kallxo.com/fol-ministri-hoti-ushtroi-presion-mbi-agjencite-e-pavarura/