Forca e Sigurisë së Kosovës Foto: KALLXO.com

Projektligji për FSK-në (Dokument)

Presidenti Hashim Thaçi sot ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lidhur me këtë Projektligj, kryekuvendari Kadri Veseli paralajmëroi se nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, me ç’rast do të merret vendim kur do të procedohet në Kuvend për votim.

Sipas presidentit Thaçi, përmes ndryshimeve që parasheh ky Projektligj, FSK-ja do të shndërrohet në Ushtri.

Në nenin 5 të Projektligjit janë të parapara misioni dhe këto detyra të FSK-së:  të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës; të japë mbështetje ushtarake për autoritetet civile;  t’u japë mbështetje dhe ndihmë qytetarëve dhe komuniteteve; të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare humanitare dhe të paqes dhe të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin në fuqi.

Ndërsa, në nenin 6 parashihet që FSK-ja do të jetë e pajisur me armatim adekuat në përputhje me nevojat e saj për të kryer misionin dhe detyrat që ka.

KALLXO.com ka siguruar Projektligjin për FSK-në, të cilin mund ta gjeni këtu: 315-Projektligji-per-FSK-

Sot, presidenti Thaçi bëri përgjegjës deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës për pamundësimin e ndryshimeve kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

i gjendur në këtë situatë, presidenti zgjidhjen e gjeti te ndryshimi i Ligjit për FSK-në.

http://kallxo.com/thaci-fqinjet-transformimin-e-fsk-se-ta-shohin-si-hap-demokratik/

Për transformimin e FSK-së është diskutuar në Kuvend më 14 shkurt, ku u miratua një rezolutë që i kërkon Qeverisë që sa më shpejt t’ia dërgojë Projektligjin për forcat e armatosura.

http://kallxo.com/miratohet-rezoluta-per-fsk-ne/

Ndërsa, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, emisioni “Drejtësia në Kosovë“ ia kushtoi këtë edicion Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila shumë shpejtë pritet të ketë mision tjetër nga ai që e kishte deri më tash.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: