Shukri Buja - Foto: Nisma për Kosovën

Profili Politik i Shukri Bujës

Shukri Buja, i cili sot iu bashkua Nismës për Kosovën, karrierën e tij politike pas luftës e ka filluar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2005 Buja ishte zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan, ndërsa në vitin 2007 kishte garuar për kryetar të Komunës dhe i kishte fituar zgjedhjet.

Në vitin 2009 ai fiton përsëri në zgjedhjet lokale dhe udhëheq Komunën e Lipjanit deri në vitin 2013, kur në zgjedhjet e reja humbi përballë rivalit Imri Ahmeti të LDK-së.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit 2014, Shukri Buja kandidoi dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sot, Shukri Buja aderoi në Nismën për Kosovën.

Por, Buja gjatë detyrës së tij si kryetar i Komunës së Lipjanit nuk e kishte raportuar pasurinë e tij brenda afatit ligjor. Prandaj, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë me 4 dhjetor 2014 dhe Buja ishte dënuar në dhjetor të vitit 2015 me 4 muaj burg me kusht dhe 2 mijë euro gjobë.

http://kallxo.com/denohet-e-gjobitet-shukri-buja/

Ndërsa në shkurt të vitit 2017 Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për vepra që lidhen me korrupsionin, në mesin e të cilëve është edhe ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, tetë zyrtarë të Komunës dhe një biznesmen.

Në një komunikatë të Prokurorisë Speciale thuhej se veprat të cilat rëndojnë mbi të akuzuarit janë  keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhënia e ryshfetit, marrja e ryshfetit si dhe punimet ndërtimore të kundërligjshme.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-shukri-bujes-dhe-tete-zyrtareve-te-lipjanit-per-korrupsion/