Prodhime të veçanta druri Made in Kosova

Kompania “Dekor” me seli në Veternik realizon prodhime ekskluzive të drurit veçanërisht nga druri i arrës.

Materialet janë dru i prodhuar dhe i përpunuar në Kosovë.

Kompania ofron edhe prodhime të tjera si gdhendje në dru dhe punë ekskluzive me porosi.

Në prodhimet e kompanisë hynë prodhimet nga druri të dyerve, dritareve, shkallëve dhe mobileve – përfshirë kuzhinave. Po ashtu kompania ka linjën e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika.

Në secilin produkt kompania angazhon dizajnerë profesional të cilët përshtatin prodhimet e drurit me hapësira të veçanta.

Kompania ka realizuar një varg eksportesh për në vendet e Bashkimit Europian.

Adresa e kompanisë – prapa qendrës “Albi Mall”, kontakti 044 345 722 ose në https://www.facebook.com/Te-Mramort-Dekor-616388095232115/

KALLXO.com ka nisur fushatën “Blej produkte të Kosovës – Ndihmo Ekonominë”, në një kohë kur ekonomia e vendit është në depresion për shkak të virusit CoVid-19.

Duke shpërndarë materialet dhe adresat e prodhuesve vendorë synohet që qytetarët të informohen për prodhime të veçanta në Kosovë.

Çdo prodhues vendorë mirëpritet që të dërgojë të dhënat dhe materialet nga kompania e tij për t`i promovuar në këtë formë.

Materialet duhet të dërgohen në emalin: [email protected], me subjekt “Ndihmo Ekonominë”