Pashtetë, Sallamë dhe produkte mishi Made in Kosova

Industria e mishit Meka prodhon disa produkte e nënprodukte të mishit të viçig dhe të pulës.

Pashtetë Pule Meka prodhohet nga mishi i zgjedhur i pulës! Përmban: mish pule dhe erëza. Është produkt i pasterizuar që e bënë të mundur të ketë afat qëndrueshmërie 3 vite në temperaturë 0 deri në 25 gradë.

Rriskë Mishi Meka, është produkt që prodhohet nga mishi i pulës dhe gjedhit, me një shije shumë të veçantë dhe me çmim shumë të arsyeshëm, sikurse Pashteta, edhe Rrisku është produkt i pasterizuar, gjë që e bënë të mundur të ketë afat qëndrueshmërie 3 vite në temperaturë 0 deri në 25 gradë.

Sallam Pule Extra Meka, është sallam pule që prodhohet nga mishi i pulës. Prodhohet nga një ekip shume profesionale, afati i qëndrueshmërisë së këtij produkti është 90 ditë në temperaturë 0 deri në 8 gradë.

Detaje për produktet mund të gjeni edhe në këtë link.

KALLXO.com ka nisur fushatën “Blej produkte të Kosovës Ndihmo Ekonominë” në një kohë kur ekonomia e vendit është në depresion për shkak të virusit CoVid19.

Duke shpërndarë materialet dhe adresat e prodhuesve vendor synohet që qytetarët të informohen për prodhime të veçanta në Kosovë.

Çdo prodhues vendor mirëpritet që të dërgoj të dhënat dhe materialet nga kompania e tij për ti promovuar në këtë formë.

Materialet duhet të dërgohen në emalin [email protected] me subjekt Ndihmo Ekonominë