Karroca pune, lopata dhe mjete Made in Kosova

Karroca pune të kopshtit dhe ndërtimtarisë prodhohen në kompaninë Fat -Ari në Mitrovicë.

Kompania e cila prodhon pjesën më të madhe të karrocave të punës për tregun vendor ka nisur të prodhoj edhe për tregjet jashtë Kosovës.

Pjesë e prodhimit në këtë ndërrmarrje janë edhe prodhimi i lopatave dhe mjeteve metalike të punës përfshirë kornizat metalike për suvatim

Kompania ka selinë në Mitrovicë ndërsa produktet e brendi të prodhuara në Kosovë mund ti gjeni në qendrat e mëdha tregtare të materialeve ndërtimore e po ashtu në dyqanet e shitjes së mjeteve ndërtimore.

Për kontakt të drejtëpërdrejtë mund të kontaktoni në numrin +383 44235444

KALLXO.com ka nisur fushatën “Blej produkte të Kosovës Ndihmo Ekonominë” në një kohë kur ekonomia e vendit është në depresion për shkak të virusit CoVid19.

Duke shpërndarë materialet dhe adresat e prodhuesve vendor synohet që qytetarët të informohen për prodhime të veçanta në Kosovë.

Çdo prodhues vendor mirëpritet që të dërgoj të dhënat dhe materialet nga kompania e tij për ti promovuar në këtë formë.

Materialet duhet të dërgohen në emalin [email protected] me subjekt Ndihmo Ekonominë