Gypa dhe pajisje ujësjellësi Made in Kosova

Kompania Inova me bazë në Gjakovë është ndër prodhuesit e mëdhenjë të tubave në vend.
Kompania është themeluar në 1989.
INOVA së bashku me degët e saja INOVAPIPE dhe INOVA Consulting, angazhohet për furnizim me prodhime të gypave të plastikës, një gamë të larmishme të produkteve të sistemeve të tubacioneve plastike dhe shërbime të konsulencës që do të japin kënaqësinë e plotë konsumatorëve.
INOVA, falë aplikimit të vazhdueshëm të inovacioneve në prodhimtari, në vazhdimësi ka ofruar gypa të plastikës me cilësi dhe çmime të volitshme në treg.
INOVA ofron një asortiment të gjerë të gypave të plastikës me përdorim në fusha të ndryshme si:

  • Gypa për telekomunikacion dhe mbrojtje të fibrave optike,
  • Gypa të brinjëzuar për kanalizim dhe ujëra atmosferike,
  • Gypa për ujë të pijshëm,
  • Gypa për mbrojtjen e kabllove në fushën e energjisë,
  • Gypa për ujitje,
  • Gypa për puse dhe
  • Gypa për aplikime të ndryshme në ndërtimtari.

Si rrjedhojë, INOVA – Industria e Gypave të Plastikës ka të certifikuar sistemin e integruar të saj në përputhje me PAS 99:2012, sistemin e cilësisë sipas ISO 9001:2015, sistemin mjedisor ISO 14001:2015 dhe sistemin e sigurisë dhe shëndetit në punë sipas ISO 45001:2018, të certifikuara nga enti me renome ndërkombëtar, TUV Austria. INOVA synon të jetë një prej kompanive lidere në rajon që veprimtarinë e saj e ka të bazuar tërësisht në praktikat më të mira botërore të zhvilluara sipas standardeve ndërkombëtare EN, ISO dhe PAS.
Për më teprër kliko këtu: ëëë.inovapipe.com
Apo në faqen e INOVA’s në facebook: ëëë.facebook.com/inovapipes