Biskota, llokume e bombone Made in Kosova

Prej 10 vitesh kompania LIRI prodhon biskotat Sempre, llokume, bombone dhe ëmbëlsira në linjën e prodhimit të ushqimeve.

Biskotat Sempre janë pjesë e pandarë e vakteve për fëmijë, janë ideale për shujta jashtë shtëpie si dhe shtojcë e shijshme për shumë deserte dhe ëmbëlsira.

Në përbërjen e biskotave ka mjaltë si një burim i shkëlqyer i karbohidrateve, mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve. Dobitë e mjaltës shkojnë përtej energjisë natyrore dhe shijes së mirë. Mjalti ndihmon ne përmirësimin e performancës fizike tek fëmijët dhe te rriturit.

Nga mineralet më të dobishme, biskotat Sempre përmbajnë:

Kalcium       

Kalciumi është njëri ndër mineralet esenciale për organizmin tonë. Ai mbron eshtrat tona, ndërsa kontributi i tij në shëndetin e përgjithshëm është i jashtëzakonshëm dhe pazëvendësueshëm. Kalciumi është i njohur si element ndërtues për forcimin dhe ruajtjen e eshtrave, dhëmbëve dhe thonjve, por është më pak e njohur që ai vepron shumë pozitivisht në nerva, muskuj, organet e tretjes, qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin.

Hekur

Hekuri është i domosdoshëm për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm. Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit dhe vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave. Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë si dhe luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.

 

Vitaminat në përbërje të biskotave Sempre:

Vitamina B6 – merr pjese kryesisht ne metabolizmin e aminoacideve, por edhe ne metabolizmin e karbohidrateve dhe të yndyrave. Ajo është e nevojshme edhe për formimin e hemoglobinës.

Vitamina E – vepron si antioksidant në organizëm dhe për këtë arsye është shume i rëndësishëm për të na mbrojtur nga dëmet e radikaleve te lira. Merr pjesë në proceset e riparimit te indeve, është një nga faktorët e rregullimit të koagulimit te gjakut. Vitamina E vepron kundër plakjes së lëkurës.

Vitamina C – luan rol në preventivën e sëmundjeve. Ka rëndësi te madhe në bartjen e impulseve nervore, ndikon në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale si dhe stimulon sistemin e imunitetit dhe ndihmon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe interferonit.

Vitamina B2– ka ndikim në zbërthimin e yndyrërave në energji, është e rëndësishme për strukturën e flokut dhe syrit. Mungesa e kësaj vitamine shkakton ndezjen e indit lidhës, dëmtimin e thonjve, kokëdhembje, zvogëlim të të pamurit, dëmtim i zgavrës së gojës, tharjen dhe djegien e syve.

Vitamina B1- ndikon në sistemin nervor, bën zbërthimin e karbohidrateve në energji trupore. Mungesa e kësaj vitamine shprehet me lodhje të muskujve, dobësim të sistemit nervor dhe atë të qarkullimit të gjakut.

Për kënaqësinë e plotë të konsumatorëve, biskotat Sempre prodhohen me këto lloje:

– Biskota klasike në paketim prej 150 gr.

– Biskota klasike në paketim prej 300 gr.

– Biskota të bluara në paketim prej 300 gr.

– Biskota me çokollatë në paketim prej 150 gr.

 Produkte të tjera

Kompania prodhon edhe ëmbëlisra dhe bombone të llojeve të ndryshme të cilat gjenden në treg nënë emrin LIRI.

Linja e Llokum prodhimeve të Liri bashkon shijen ekzotike me një elegancë të pakohshme.

Bonbonjeret e linjave të Liri produkteve inspirojnë kënaqësi dhe përjetim të thellë të shijeve të ndryshme.

Produktet e Lirit të linjës Ëafer kombinon teksturën dhe një shumllojshmëri shijesh për të fituar përzierje të përsosura.