Isak Vorguçiq, prodhues i birrës ‘Pivdjan’

Prodhuesi serb i birrës tregon sfidat e depërtimit në tregun kosovar

Nuk mjaftoi që të hiqte gjuhën serbe nga etiketa që birrën e prodhuar në Kosovë ta shiste në të gjithë tregun Kosovar.

Isak Vorguçiq, prodhues i birrës ‘Pivdjan’ tha se nuk po mund të shes birrën e tij përtej serbëve dhe ndërkombëtarëve në Kosovë.

Në DebatPernime në Gjilan, ku u diskutuan sfidat e ndërmarrësisë në Koosovë, Vorguçiq tha se ka dy sfida që e kanë përcjellur biznesin e tij të ri.

“Ekzisojnë dy pengesa kryesore. Maltin e elbit për prodhim ne e merrnim nga Serbia. Që nga vendosja e taksës e kam më lirë që atë ta blej në Slloveni. Mirëpo meqë transporti tani është më i shtrenjtë është dashur që çmimin ta rrisim për 10 përqind”, tha ai.

Tarifa 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës u vendos në fund të vitit 2018.

Ai shtoi se birrën e tij ka arritur të shesë në komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe në disa baza të KFOR-it.

“Pengesa e dytë është shitja. Marrë parasysh llojin e punës që unë kam bërë, marrë parasysh që është produkt shumë cilësor kam menduar se nuk do të jetë problem të shitet në Kosovë mirëpo nuk arrita të depërtoj. Pronari i dyqanit në Prishtinë që shet birrën time është një ndërkombëtar”, shton ai.

Për këto tema dhe të tjera diskutuan: Arta Shehu-Zaimi, shkolla “Jcoders”, Isak Vorgucic, prodhues i birrës “Pivdjan”, Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit , Nenad Rashiq Qendra për Zhvillim Ekonomik Lokal, Besa Rugova, sipërmarrëse e “Besë” dhe  Mergim Cahani, kompania “Gjirafa”.

Emisionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: