Ilustrim

Procesohen pensionet me rritje

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka bërë të ditur se sot janë procesuar për pagesë pensionet me rritje prej 15 deri 20%, pas vendimit të qeverisë të marrë këtë javë.

“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar. Si ministër i MPMS, mbetem i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensional”, ka shkruar ministri Reçica.

Ndërsa, shumë pensionistë kanë mbetur jashtë skemës së rritjeve, për shkak të Udhëzimit Administrativ, që cakton se para vitit 1999, stazh të punës aplikuesi për pension duhet të ketë minimumi 15 vite.