Prizrenit i shtohen dy terrene te hapura sportive

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ehat Oreshka, sot kanë përuruar terrenet e hapura sportive pranë Qendrës Sportive “Sezai Surroi” dhe Marash.

Këto investime janë në kuadër të projektit “Ndërtimi i terreneve sportive”.

Haskuka përmes një publikimi në Facebook ka bërë thirrje për përdorim të ndërgjegjshëm.

“Aktivitetet fizike janë tejet të rëndësishme si për zhvillimin fizik, ashtu edhe për atë psikologjik. Duke e ditur këtë, ashtu edhe siç iu kemi premtuar qytetarëve, vazhdojmë me shtimin e fushave sportive dhe terreneve rekreative në komunën tonë. Sot përuruam punimet e përfunduara në terrenet e hapura sportive pranë Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, ku qytetarët dhe klubet e ndryshme sportive mund të merren me futboll, basketboll, volejboll e hendboll. Pranë Qendrës Sportive, e po ashtu edhe në Marash, në ambient të hapur, janë vendosur pajisjet e reja për ushtrime fizike, të cilat janë të përshtatshme edhe për personat me nevoja të veçanta” , ka shkruar Haskuka.