Nënshkrimi i marrëveshjes mes kryetarit Mytaher Haskuka dhe zëvendësministrit Afrim Bekteshi – Foto: Facebook/MytaherHaskuka

Prizreni organizon aktivitete kulturore për diasporën

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të organizuar ditët e diasporës.

Kryetar i Prizrenit ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është organizmi i përbashkët i aktiviteteve kulturore, me qëllim të promovimit, ruajtjes, kultivimit të identitetit kulturor dhe gjuhësor të pjesëtarëve të diasporës.

Haskuka gjithashtu tha se zyrën për zhvillim do ta funksionalizojë vitin e ardhshëm.

“Zyra për zhvillim, të cilën e kam premtuar, do të funksionalizohet vitin e ardhshëm. Synimi kryesor i saj do të jetë ngritja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve në Prizren dhe atyre në diasporë”, shtoi Haskuka.

Ata po ashtu publikuan edhe agjendën e organizimeve kushtuar diasporës prizrenase.