Foto: Komuna e Prizrenit

Prizreni nis inspektimin e gjendjes së rrugëve

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Levent Kasemi, së bashku me zyrtarë të tjerë komunal sot kanë inspektuar gjendjen e rrugëve aktuale të rrugës në lagjen Terzi dhe Lubizhdë.

Këto rrugë janë të pashtruara dhe kanë qarkullim të madh të shtëpive përreth.

Në komunikatën e Komunës së Prizrenit thuhet se Komuna tashmë ka një projekt të detajuar për këtë rrugë dhe punimet do të fillojnë në pranverë.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike për këtë rrugë ka përgatitur projekt të detajuar, ku planifikohet të ndërtohet infrastruktura në tërësi, përfshirë edhe ndriçimin. Sipas planit dinamik të veprimit, punimet për ndërtimin e kësaj rrugë planifikohen të fillojnë në pranverë”, thuhet në komunikatën e komunës.

Foto: Komuna e Prizrenit