Prizreni me inspektim të befasishëm, kap kompanitë e pastrimit që nuk respektonin orarin

Dy kompani të kontraktuara për fshirjen dhe larjen e rrugëve nuk kishin respektuar orarin e punës në natën e mbrëmshme.

Me urdhër të Drejtorit të Shërbimeve Publike, mbrëmë nga ora 21:00 zyrtarët komunalëtë Prizrenit  kanë dalur në terren për të inspektuar punën e tri kompanive të cilat merren me larjen dhe fshirjen e rrugëve.

Gjatë këtij inspektimi, është vërejtur se vetëm njëra prej tyre ka qenë në detyrë sipas orarit, derisa dy kompanitë e tjera nuk e kanë respektuar orarin që e kanë.

Sipas njoftimit të komunës për këto raste, u është tërhequr vërejtja këtyre kompanive për mosrespektim të orarit dhe tani e tutje mbikëqyrja do të jetë akoma më strikte.

Kohë më parë, në faqen e Komunës ishte publikuar orari i pastrimit të rrugëve me qëllim të mbikëqyrjes së këtyre kompanive edhe nga ana e qytetarët, të cilët mund të njoftojnë parregullsitë nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve 0800 19 200.