Prizreni

Prizreni Dekorohet me Plan

Komuna e Prizrenit ka vendosur të mos e dekorojë qytetin pa e pasur paraprakisht një plan ideor.

Për këtë arsye, komuna e dytë për nga madhësia në vend, ka nënshkruar një kontratë për hartimin e planit ideor.

Kontrata kap vlerën 997 euro.

Njoftimin për nënshkrimin e kontratës Komuna e ka publikuar në Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP).

Në këtë aktivitet të prokurimit, ku kriter ishte çmimi më I ulët, kishin aplikuar 3 operatorë ekonomikë.

Dhe, fitues është zgjedhur kompania “ARS ATILIE”.

Komuna kishte planifikuar 1,000 euro për këtë projekt.

Në anën tjetër, Komuna e Vitisë ishte e gatshme që të sigurojë mjete shtesë që zbukurimi i qytetit të jetë më gjithëpërfshirës dhe i rregulluar.

http://kallxo.com/qejfi-madh-se-buxheti/

Kurse, dekorimi i kryeqytetit, Komunës së Prishtinës i doli shumë më shtrenjtë se sa mjetet që kishte paraparë. Zbukurimi i qytetit sivjet kushtoi rreth 8 mijë euro më tepër.