Foto: Ilustrim

Prizrenasi arrestohet pasi dyshohet se rrahu gruan

Një person i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se e ka rrahur bashkëshorten e tij.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur pasi i dyshuari pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar gruan e tij e cila ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila  pas lëndimeve trupore ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.