Prizren, vetura godet shtyllën elektrike

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se si pasojë e këtij vetaksidenti ku veturë është goditur për një shtylle elektrike, një person pësuar lëndime të lehta trupore.

Numri i aksidenteve në kohën e fundit në Kosovë ka qenë mjaft i lartë, ndërsa policia vazhdimisht po bën apel për pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar.