Ilustrim Policia në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Prizren, vajza rrah nënën

Policia njofton se dje është arrestuar një grua pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Sipas policisë, dhuna ka ndodhur në orën 02:50 në Prizren.

Bëhet e ditur se pas rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.