Prizren: Puntori rrëzohet nga 7 metra lartësi

Një qytetar i komunitetit boshnjak ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga një shtëpi ku po kryente disa punime.

Njoftimi i policisë sqaron se lartësia e rënies ishte rreth 7 metra ndërsa policia është duke hetuar rrethanat e incidentit.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.