Ilustrim

Prizren, policia i konfiskon pistoletën me gaz

Në fshatin Planej të Prizrenit gjatë një kontrolle në shtëpinë e dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz ndërsa në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar edhe pesë gëzhoja të fishekëve.

Sipas raportit të policisë, pas procedurave policore në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.