FOTO:Ilustrim

Prizren, Policia gjen pistoletë, sëpatë e boks hekuri në veturë

Në një kontroll të një automjeti policia ka gjetur armë e sëpatë.

Sipas raportit policor, mëngjesin e ditës së djeshme në Prizren policia në një kontroll të një automjeti i cili drejtohej nga një person i dyshuar ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me dy fishekë, një sëpatë dhe një boks hekuri.

Në lidhje me rastin ishte njoftuar edhe prokurori i shtetit.

I dyshuari ishte intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është hapur si armë mbajtje pa leje.